Eurogrup të martën, vendim për këstin e gjashtë për Greqinë
ATHINE - Të martën e kësaj jave takohen ministrat e financave të zonës Euro, për të vendosur nëse do të lirohet ose jo, kësti i gjashtë të kredisë për Greqinë.
Një zyrtar i lartë i Eurogrup tha se BE para marrjes së vendimit përfundimtar, duhet të shqyrtojë garancinë me shkrim që kanë dërguar palët të cilët mbështesin qeverinë e Papadhimos. "Ende nuk ka mbaruar asgjë, por në qoftë se gjithcka shkon mirë do të jemi në gjendje të biem dakord," tha ai.
Kësti i gjashtë duhet të paguhej në shtator, por vendimi i Ministrit të Financave për ndryshime në kontratë dhe vendimi i ish-kryeministrit Papandreu për të shkuar në referendum, i bllokoi proceset.
Tani duket se garancitë me shkrim të liderëve grekë, janë pika kyce, nga ku varet vendimi i Eurogrupit për lirimin ose jo të këstit të gjashtë, i cili është mëse emergjent për nevojat aktuale të Greqisë.
Ndërkaq ministri i financave Venizelos deklaron se nuk do të merren masa të reja për 2011 dhe 2012, nëse Greqia i përmbush angazhimet e saj. "Masat financiare për 2011 dhe 2012 janë miratuar dhe nëse ne jemi të qëndrueshëm dhe punojmë, nuk ka nevojë për të miratuar të reja", tha Ministri i Financave.
Zona e euros është nën presion të madh nga tregjet ndërkombëtare dhe udhëheqësit e BE-së duket se janë të gatshëm të propozojnë ndryshime për të shmangur më të keqen.
Merkel dhe Sarkozy janë duke u përgatitur që të paraqesin një pakt të ri stabiliteti, në standardet e Marrëveshjes Shengen.
Do të duhet një proces i gjatë për të ndryshuar traktatet e Bashkimit Evropian, pasi qeveritë e shteteve anëtare të eurozonës duhet të bien dakord në një pakt të ri stabiliteti në mes tyre dhe për zbatimin e saj deri në fillim të vitit 2012.
Vendet që do të marrin pjesë në paktin e ri duhet të angazhohen për disiplinë fiskale të vështirë, për zbatimin e rregullave strikte mbi deficitin dhe buxhetet kombëtare.
Gazeta gjermane Bild, duke cituar burime diplomatike në Berlin, thotë se udhëheqësit e boshtit franko-gjerman do t'i paraqesin projektet e tyre në samitin e BE më 8-9 dhjetor, dhe do të kërkojnë që ato të zbatohen deri në shkurt të vitit të ardhshëm.