Katastrofat nga zjarret, sa pranë e kemi vdekjen
Në Shqipëri, autoritete kutjohen për masat mbrojtjëse vetë pasi ka ndodhur gjëma. Pasi ndodhi Gërdeci u kujtuan se në cilat kushte bëhej demontimi i predhave. Pasi u dogj një stacion depozitimi gazi në periferi të Tiranës, dhe ku vetëm një fije e ndau dëmin material nga një katastrofë njerëzore, edhe më e madhe se ajo e Gërdecit, u kujtuan se depozitat e gazit nuk duhet të ndërtohen në zona të banuara. Pasi shpërtheu magazina e fishekzjarreve në tregun praën shkollës teknologjike në Tiranë, u kujtuan se lëndët plasëse nuk duhet të lejohen të magazinohen brenda në qytet.
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga rënia e zjarrit në tregun ushqimor, pranë shkollës teknologjike në Tiranë, por në ajër ndjehet akoma aroma e mallrave të djegura dhe bashkë me të mund të thithësh dhe panikun e banorëve të zonës, panik ky ende i pashuar për ta. Në këtë zone, ku zjarri ka shkrumbuar gjithçka, përreth nuk shihet gjë tjetër veçse gërmadhat, të cilat të krijojnë idenë e një zone lufte. Ndërsa dëshmitar dhe rrëfyes të kësaj ngjarje janë sytë e trembur dhe fytyrat e zbehta te shitësve dhe banorëve të zonës.
Të pyetur nga gazeta IDEA banorët e kësaj zonë rrëfejne ankthin dhe frikën e asaj nate. Ashtu sin ë cdo rast tjetër zjarri, dëmi materil është i pakti, pasi magazina e fishekzjarreve ishte brenda zonës tregtare dhe shumë pranë banesave dhe gjuhët e flakëve madj e përpinë një shtëpi. Nuk di çtju them, shikonim nga dritarja flakët që nuk shuheshin dhe luteshim që të mos vinin deri tek shtëpia jonë. Jemi qetësuar vetëm kur zjarri është shuar. Më vjen keq për ata që iu është dëmtuar malli thotë një grua e cila jeton pranë zonës së tregut.
Është një fatkeqësi e madhe jo vetëm për pronarin e dyqanit ku ka rënë zjarri po edhe për të gjithë të tjerët që u janë prishur dyqanet përreth sepse me ato mbajnë famijet e tyre. Por më shumë se ka, jeta jonë është e rrezikuar në çdo moment. Jetojmë në një vend të pasigurt, kemi hallin e fëmijëve se për ne skemi çfarë të marim nga kjo jetë më. Boll po kalojmë stresin e papunësisë, të problemeve të ndryshme. Po fëmijët tanë, e ardhmja e tyre si do jetë në këtë vend?
Një tjetër banore pranë tregut të djegur thotë se ata janë ndjerë e ndjehen të pasigurtë dhe kjo situatë është edhe në shumë zona të tjera. Kam qenë në ankth, nuk kisha as burrin në shtëpi, ishte në punë, isha vetëm me fëmijët dhe sdija çtë bëja . Jemi të pasigurt. Nuk është puna se është vetëm kjo zonë në Tiranë ku mund të ndodhin kështu gjërash, mendoj se në çdo çep të vendit jeta është gjithnjë e më e pasigurt.
Edhe pse fishekzjarrët përfshihen tek lëndët eksplozive ato sërish janë lejuar që të magazinohen Brenda zonave të banuara. Zjarrfikësit kanë ngritur gjithmonë problemin e ndërtimit të venddepozitimeve të lëndëve djegëse, si gazi dhe nafta, brenda zonave të banuara. Në raste zjarresh rrisku i katastrofave njerëzore është shumë i madh ndaj dhe ata kanë kërkuar moslejinimin e tyre brenda qëndrave të banuara.
Ergisa Cenuka /IDEA/
Shkrime të tjera me interes: