E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Novosti”: Dialogu vijon më 30 nëntor

PRISHTINE – Gazeta serbe “Novosti” shkruan se ekipet e bisedimeve Prishtinë-Beograd do të takohen të mërkurën (30 nëntor), për të vijuar dialogun.

Gazeta citon burime nga Këshilli i Europës, sipas të cilave në raundin e ardhshëm të dialogut do të bisedohet rreth bashkëpunimit rajonal, pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale, si dhe rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani. Po ashtu, bëhet e ditur se temë e bisedimeve mund të jetë edhe “menaxhimi i integruar i kufijve”.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth datës kur do të vijojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›