E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, kapen 4 klandestinë në kamion, pranga shoferit malazez

KORÇE - Katër klandestinë u kapën brenda një kamioni mëngjesin e sotëm, në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Kapshticë.

Mësohet se kamioni i firmës “POP FRUIT DOD” me targa PGGB648 dhe PG014A, vinte nga Greqia për në Shqipëri, ndërsa klandestinët kishin destinacion final Italinë. Mësohet se katër shtetasit e huaj janë 3 afganë dhe 1 pakistanez.

Policia e Korçes njoftoi se ka prangosur shoferin e kamionit, shtetasin malazez, Slavko Pekuliç, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth itinerarit që kanë ndjekur klandestinët për të ardhur në Shqipëri. Policia vijon hetimet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›