Elbasan, katër persona në pranga për vjedhje
Policia bëri të ditur se “katër shtetasit, Edlir Kovaçi 28 vjeç, Spartak Rexhepi 24 vjeç, Emiljano Dinja 24 vjeç, si edhe Eduart Kovaçi 29 vjeç që të katër me banim në qytetin e Elbasanit u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin janë kapur në flagrancë duke vjedhur hekur për skrap në fshatin Papër - Elbasan, në një vagon të trenit të linjës Shkodër – Elbasan, i cili do të nisej mëngjesin e sotëm. Mësohet se në këtë grup përfshihen edhe emra të tjerë të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur nga ana e policisë.