E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet impianti i 1 demonstrativ për ujërat e zeza

Impianti në fjalë do të shërbejë  dhe si një model për Shqipërinë, për zona të vogla banimi 500- 4000 banorë, si dhe do të ofrojë mundësi reale për punime kërkimore e shkencore në fushën e trajtimit të ujit në vend. Nënvizojmë se ky impiant është ndër të parët e këtij lloji në Ballkan. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të këtij impianti ishin të pranishëm Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldash, Ministri Mjedisit, Fatmir Mediu, Ambasadori Gjerman, Bernd Borchardt, etj. Gjatë fjalës së tij  Olldashi u shpreh se Inaugurimi i këtij impianti është një ngjarje shumë e mirë për sektorin, pasi është një sektor që ka trashëguar prapambetje në Shqipëri”. “Një rëndësi i është kushtuar jo vetëm qendrave të mëdha urbane por edhe qendrave të vogla, komunitete të vogla që variojnë nga 500, 1000, 2000 apo 4000 banorë   siç është dhe impianti që po inaugurojmë sot, i cili është një model dhe një pikënisje shumë pozitive, që mund të  shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke filluar nga fshatrat me pak popullsi, por veçanërisht në zonat që shtrihen përgjatë vijës bregdetare apo edhe në zonat e alpeve, që konsiderohen  si potenciale të forta turistike”, theksoi Olldashi. Vlera e impiantit të inauguruar  është 60 mijë Euro. Ky impiant trajton ujërat për 500 banorë  dhe ka një kosto operimi vjetore shumë të ulët, rreth 500 Euro në vit, kosto  amortizimi, dhe ka nevojë vetëm për  një pompë dhe një punëtor. Impiant është ndërtuar me materiale tërësisht të vendit dhe  nga një kompani shqiptare.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›