E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku italian, çmim mirënjohje

Fëmijët autikë

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në shenjë mirënjohje dhe respekti ndaj punës me fëmijët shqiptarë i akordoi “çmimin e Mirënjohjes” profesorit italian Giovanni Bocchiotti. Ky çmim i jepet profesor Bocchiotti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në nevojë.

“Ju jeni shembulli më i denjë i shoqërisë civile, që meritoni mirënjohjen më të thellë dhe vlerësimin e veçantë të qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Kam privilegjin t’ju çmoj për kontributin e jashtëzakonshëm në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në nevojë dhe si ministër i Shëndetësisë vlerësoj te personaliteti juaj profilin e lartë të një humanisti dhe profesionisti të palodhur, që fëmijët shqiptarë të buzëqeshin”, i është drejtuar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, profesorit italian.

“Jam i nderuar për këtë akt, nuk di nëse e meritoj me të vërtetë, jam munduar të ndihmoj dhe e di që mund të bëhet akoma më tepër, por gjithçka që kam bërë për fëmijët e këtij vendi e kam bërë me zemër. Janë ata që do të ndërtojnë këtë vend në të ardhmen. Në Shqipëri kam gjetur shumë miq që kanë përcjellë tek unë simpatinë për këtë vend”, theksoi profesor Bocchiotti.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›