Elbasan, makina del nga rruga, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e babait të tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën pranë ish-kombinatit Metalurgjik ku automjeti me targa El 9804 A, me të cilin udhëtonin babë e bir ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 20-vjeçari, Armand Musta.
Makina drejtohej nga 50 vjeçari, Shkëlqim Musta, i cili është shoqëruar në polici për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë një tjetër aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme ku një 22 vjeçare në Gjirokastër humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në tentativë për të kaluar rrugën.