E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një shtëpi në Shkodër, 1 i plagosur

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Xhabije” të këtij qyteti ku banesa e familjes Avdiu është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është plagosur edhe një pjesëtar i një familjeje.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›