E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulta dhe dëbora, probleme në disa zona

Moti i keq me reshje dëbore dhe temperaturë disa gradë nën zero ka shfaqur probleme në disa zona të vendit.  Sipas informacioneve më të fundit probleme ka pasur në komunat Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Muhur dhe Selisht në qarkun e Dibrës si dhe në rrethin e Bulqizës, në komunat Ostren, Trebisht, Zerqan edhe në fshatrat e Martaneshit bëhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu mësohet se si pasojë e dëborës dhe ngricës probleme ka pasur edhe në rrethin e Matit në komunat Macukull dhe Xibër.
 

Edhe në Korçë, situata është problematike. Aksi Kapshticë-Kozanë është i bllokuar për mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë-Kapshticë, në Qafën e Qarrit, si edhe në Voskopojë.
 

Ndërkohë në rrugët ku ka prezenca akulli dhe dëbore, policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë në kontroll shpjetësinë dhe automjetet të lëvizin vetëm me zinxhir, për shkak të rrezikshmërisë në këto zona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›