E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 8 vjet nga tragjedia e 9 Janarit

Sot shënohet 8-vjetori i tragjedisë së 9 janarit ku në ujërat detare të Gadishullit të Karaburunit në Vlorë humbën jetën 28 persona, kryesisht nga rrethi i Shkodrës teksa tentonin të kalonin në Itali me gomone.
Si çdo vit familjarët e viktimave përkujtojnë të afërmit e tyre, por gjithashtu edhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes së asaj nate, ku sipas tyre askush nuk është ndëshkuar.
Familjarët vazhdojnë të akuzojnë shtetin e atëhershëm për mosdhënien e ndihmës në kohën e duhur dhe shpëtimin e bijve të tyre, si dhe atë të tanishmen, për mos hetimin e zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Personat e dënuar për tragjedinë e 9 janarit 2004, janë: Nazmi Hykaj, me 25 vjet burg; Cukal Delija, 25 vjet burg; Zef Marku, 25 vjet burg, Elton Tafili, 20 vjet burg, Altin Belulaj, 20 vjet.
Mbrëmjen e 9 janarit 2004, 36 persona mes të cilëve gra dhe të mitur, do të zhvillonin një nga udhëtimet e tyre më të dhimbshme. Mbingarkesa ka bërë që vetëm pak milje nga Karaburuni gomonia të fundosej dhe për pasojë humbën jetën 28 persona kryesisht nga qarku i Shkodrës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›