E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas një motorr vdes drejtuesi

ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku ka humbur jetën shtetasi Mariglen Haka.

Një makinë tip Opel me targa të huaja YZP 7507 me drejtues shtetasin Festim Pisha është karamboluar me çiklomorin me targa El 253 B që drejtohej nga Mariglen Haka, nga qyteti i Elbasanit. Për pasojë drejtuesi i çiklomotorit pas përplasjes së mjeteve ka "fluturuar" disa metra jashtë rruge duke mbetur i dëmtuar mjaft rëndë. Pak minuta më vonë ai humbi jetën në spitalin e Elbasanit.

Aksidenti u rregjistrua në vendin e quajtur Ura e Kushes 8 km pranë qytetit të Elbasanit. Ndërkaq drejtuesi i mjetit me targa të huaja është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›