E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Rivendoset shtylla e hedhur në erë nesër nuk ka kufizime

TIRANË- Operatori i Sisteimit të Transmetimit deklaron se është bërë i mundur sot në mbrëmje zëvendësimi i shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë, shtyllë kjo e hedhur në erë me dinamit në 30 dhjetor të vitit 2010-të.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit, pranë fshatit Bilaj, rreth 8 km larg nga Fushë Kruja, u dëmtua shtylla e tensionit 400 kV, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm, duke lënë pa energji banorët e zonës në afërsi të aeroportit të Rinasit.

OST-ja sqaron se nesër nuk do të ketë më stakime të energjisë elektrike në në disa qytete si Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Sarandë, Përmet dhe Këlcyrë, ashtu sic ishte lajmëruar dje. Këto qytet kanë pasur sot ndërprerje energjie për shkak të stakimit të linjës 220 kilovolt Tiranë-Elbasan.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›