Mbytet në rezervuar një 20-vjeçare, policia në kërkim të trupit

Zhduket një vajzë në Elbasan. Mesditën e sotme një 20 vjecare nga Belshi është zhdukur nga shtëpia. Policia bën me dije se 20 vjecarja, Refie Kotollaku, dyshohet se është mbytur në rezervuarin e fshatit Gjyrale, në të cilin kishte shkuar më herët por nuk ka dalë më prej tij.
Pas kësaj familjarët janë alarmuar, duke kërkuar ndihmë dhe nga policia, ndërsa mësohet se kanë gjetur rroba të vajzës në breg të rezervuarit, cfarë ka bërë që të dyshohet për mbytjen e saj.
Uniformat blu, polumbare, familjarë e banorë të zonës kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 vjeçarjes, ndërsa kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkaq më herët është gjetur në qytetin bregdetar të Durrësit trupi i pajetë i një personi, i seksit mashkull, rreth 40 vjeç.
Kufoma e dekompozuar e 40-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës nga kalimtarët të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.