Provimet me zgjedhje përmbajtja për 12 llojet e testeve
01/07/2009 Teza finale do të përmbajë pyetje të tri niveleve të vështirësisë
Përjashtohen nga gara e pranimeve në universitete rreth 4100 maturantë mbetës në dy provimet e detyruara
Detajohen listat e kandidatëve që më datën 10 korrik do t’i nënshtrohen provës së fundit për garën e pranimeve në universitete gjatë vitit akademik 2009–2010. Pas publikimit të rezultateve për dy provimet e detyruara janë larguar nga lista e provimeve rreth 4100 maturantët, të cilët nuk arritën të kalonin pragun minimal të pikëve për t’u klasifikuar në raundin tjetër, që është vendimtar për caktimin e fituesve sipas kuotave të propozuara për çdo fakultet. Aktualisht për secilën nga 12 lëndët me zgjedhje është hartuar fondi i përgjithshëm i pyetjeve, nga ku grupi i hartuesve do të përzgjedhë 20 pyetjet finale të testit që do të zhvillohet pas dhjetë ditësh. Grupi i specialistëve, i ndarë sipas llojit të lëndës që do të jepet provim, do të ngujohet në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, në mëngjesin e datës 4 korrik, teksa dalja e tyre nga izolimi do të bëhet ditën e provimit një orë pasi të ketë nisur testimi në të gjithë vendin. Të drejtën e aplikimit për ndjekjen e studimeve të larta këtë vit e kanë pasur të gjithë ata kandidatë (qofshin maturantë të rinj ose të vjetër) që nuk figurojnë të regjistruar në asnjë degë të fakulteteve publike në vend. Sipas të dhënave të deklaruara, rezulton të jenë bërë rreth 45 mijë kërkesa për ndjekjen e studimeve të larta.
Tezat
Pranë çdo shkolle të mesme prej kohësh janë shpërndarë programet orientuese për secilën nga lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore. Në këto të fundit është përcaktuar dhe specifika përkatëse për llojet e pyetjeve që maturantët duhet të përvetësojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve që do të ketë teza finale. Përkundrejt këtij fakti është përcaktuar se 60 për qind e tezës së provimit do të jetë nga temat tashmë të shpërndara në programet orientuese për lëndët e provimit. Po në varësi të profilit është detajuar dhe shkalla e vështirësisë së pyetjeve. Bazuar në skemën hartuese për çdo linjë të përmbajtjes, do të përfshihen kërkesat e tri niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1 (duke filluar prej nivelit minimal). Në bazë të kësaj ndarjeje, do të publikohet edhe rezultati që do të arrijë secili maturant në këtë testim. Specialistë e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve kanë shtuar se shumë prej kandidatëve kanë pranuar të hynë në garën e pranimeve për vitin e ardhshëm duke mbartur rezultatet e provimeve me zgjedhje të dhëna në vitet e shkuara, qoftë për njërën lëndë ose për të dyja. Megjithatë, këta kandidatë duhet të dinë se në procesin e përllogaritjes së fituesve do të hyjnë me koeficientet e vjetër dhe jo ata të miratuar këtë vit.
Ruajtja e rezultateve
Rregullorja e provimeve përcakton: “Për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e institucioneve të arsimit të lartë publik, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor ruhen (konsiderohen të vlefshme) edhe në vitet në vazhdim, edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën). Nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë–preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën.”
Pranimet në Akademi
Konkursi zë 80 % të peshës për renditjen e fituesve
Konkursi special do të jetë vendimtar në përzgjedhjen e kandidatëve fitues për pranimet në akademitë, qofshin këto sportive apo artistike, në të gjithë vendin. Bazuar në rregullat e reja të përcaktuara këtë vit, procesi i përllogaritjes së rezultatit final për këta maturantë do të përfshijë në llogaritje 80 për qind të rezultatit të arritur në testimin special dhe 20 për qind i korrespondon notës mesatare të arritur nga kandidati në katër vjetët e shkollës së mesme. Sipas ndryshimeve të bëra në rregullore, këta maturantë nuk do të jenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje, ashtu siç është proceduar në vitet e shkuara. Përjashtim në këtë rast bëjnë ata kandidatë që në plotësimin e formularit A-1 kanë caktuar edhe dy lëndët me zgjedhje që duan të japin provim, pavarësisht se kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta pranë akademive. Kjo me qëllim që në listimin e degëve në formularin A-2 të kenë mundësi të renditin edhe degë të tjera të universiteteve publike në vend (jashtë profilit për të cilin do të testohen në mënyrë individuale sipas datave të caktuara).
Pranimet te gjuhët e huaja
Testimi do të kalojë nëpërmjet tri kategorizimeve
Tezat e provimeve për 12 lëndët me zgjedhje do të përmbajë në total rreth 20 pyetje, që janë të kombinuara ndërmjet pyetjeve me alternative dhe zhvillim. Specialistët kanë hartuar tashmë fondin e përgjithshëm të pyetjeve, nga ku do të merren pyetjet për testin final. Në rregulloren e provimeve është përcaktuar se ky fond do të jetë sa dhjetëfishi i kërkesave që do të përmbajë testi. Për provimet e 2009-s janë shtuar lëndët me zgjedhje që u përkasin gjuhëve të huaja. Konkretisht për këto lëndë teza e provimit do të jetë e kombinuar sipas tre tipave të pyetjeve, që do të përfshijnë: “të kuptuarit e gjuhës me shkrim, për të cilën do të shtrohen pyetje mbi përmbajtjen e një teksti të caktuar, do të ketë ushtrime me vende bosh, me zgjedhje fjalësh ose frazash si dhe përgjigje alternative. Testimi gjithashtu do të përmbajë edhe pyetje specifike në lidhje me gramatikën, çka do të identifikohet nëpërmjet ushtrimeve me zëvendësim, transformim apo me shumë zgjedhje etj. Pjesa e të shkruarit do të përmbajë radhitje paragrafësh sipas koherencës, letër/mesazh, hartim i një dialogu për një temë të caktuar, përmbledhje, koment, ese e shkurtër, radhitja e fjalive në paragraf”.