Skandal në SHBA, ''NYT'': Amerikanëve ju është marrë ADN pa dijeni
NJU JORK- E përditshmja amerikane ''New York Times'' njoftonte sot në faqen e saj të internetit se ''mijëra amerikanëve u janë marrë kampione të ADN-s dhe shumë prej tyre nuk janë fare në dijeni të kësaj çështjeje''.
''Jo vetëm janë përgjuar në telefona dhe në internet, por qindra mijëra amerikanë të dyshuar për aktivitete kriminale apo subversive, por edhe persona të zakonshëm, rrezikojnë të 'skedohen' për të gjithë jetën, me kampione të ADN-ve të tyre të marrë dhe të ruajtur në laboratoret e dhjetëra agjencive të policive lokale. Shumë persona nuk janë fare në dijeni për këtë çështje' ky ishte alarmi i dhënë nga e përditshmja amerikane ''New York Times''.
(e.m./BalkanWeb)