E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan mungojne matesat e ujit. 80 humbje ne rrjet

Mungesa e matësave të ujit të pijshëm si dhe mospagesa e faturave janë problemet e ndërmarrjes së ujësjellësit në qytetin e elbasanit e cila ka 48 përqind të familjeve me të pajisur me matëse kundrej 52 përqind të tjerave që ende nuk janë të pajisur me to.Për rrjedhojë llogaritet një humbje prej 80% e sasisë së ujit në rrjetin shpërndarës të qytetit si dhe një shumë debitore prej 500 milion lekësh  të reja që nga viti 2002.

"Ne kemi filluar vendosjen e matësve në pallatet që janë me kollonë të brendshme. Ky projekt do të na mundësojë faturimin e drejtë të konsumit dhe arkëtimin e debitorëve. Nëse nuk ka paguar detyrimet nuk do të ketë lidhje nga matësi", tha Ardjan Zhidro, Drejtor i Ujësjellësit Elbasan.

Parashikohet që brenda vitit 2011 të përfundojë pajisja me matësa për të gjithë konsumatorët për të evituar humbjet e mëdha në rrjet.Drejtori i ujësjellësit iu ka bërë thirrje debitorëve të fillojnë pagesën e faturave të prapambetura pasi në fillim të muajit mars do të fillojë aplikimi i kamatvonesave Ndërsa konfirmohet se nuk do të ketë ndryshime në çmimin e ujit të pijshëm në qytetin e elbasanit.  

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›