E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore digjen zyrat e gjendjes civile

Zyra e gjendjes civile në bashkinë e Vlorës është përfshirë mesditën e të dielës nga flakët. Sipas burimeve të policisë, rreth orës 12: 00 uniformat blu janë njoftuar nga banorët përreth për flakët dhe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja. Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qënë një shkëndijë elektrike në panelin e shpërndarjes së energjisë në zyrën e gjendjes civile.

Flakët kanë rrezikuar edhe zyrat e tatim-taksave si dhe regjistrat e gjendjes civile. Sipas policisë, janë djegur vetëm korridori hyrës përbrenda gjendjes civile si dhe një dollap prej druri i ndodhur në korridor, po pa mundur të prekë dokumentacionin. Nënkryetari i bashkisë së Vlorës Edi Leka, bën të ditur se nuk janë cënuar as kompjuterat dhe as zyrat brenda gjendjes civile, ku punohet për dhënien e certifikatave për pesë rajone të Vlorës.  Për pasojë, është djegur i gjithë rrjeti elektrik i godinës, i cili është tejet i amortizuar.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›