E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strehe dhe sherbim per te moshuarit

Jeta për të moshuarit e qendrave ditore në Korçë është treguar paksa e pamëshirshme. Në ditët e pleqërisë gjenden të vetmuar, pasi kanë humbur bashkëshortet, ndërsa fëmijët e tyre për një jetë më të mirë janë detyruar të emigrojnë larg. Strehë për të kaluar orë të shumta të ditës për mbi 250 të moshuar janë bërë tre qendra ditore për moshën e tretë, të cilat janë çelur dhe menaxhohen nga Bashkia e Korçës dhe fondacioni Kenedi.

Po një numër i konsiderueshëm të moshuarish të vetmuar në Korçë, për shkak të moshës dhe shëndetit nuk dalin dot nga shtëpia. Për ta Fondacioni Kenedi me punonjësit dhe vullnetarët e tij afron shërbim nëpër banesa. Në pranverë do të fillojë puna për ndërtimin e një qendre rezidenciale për shërbim 24 orë për të moshuarit e vetmuar dhe të sëmurë.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›