Golem kundershtohet mbikalimi

Komuna e Golemit është kundër projektit për ndërtimin e një mbikalimi në zonën e malit të Robit, i cili do të shërbejë për të lidhur zonën e banuar më atë turistike në Golem. Komuna e Golemit kishte propozuar në këshillin teknik bashkë me drejtorinë e përgjithshme të rrugëve dhe ministrinë e Transporteve që të ndërtohej një nënkalim në vendin ku është aktualisht hyrja për në këtë zonë që banohet nga rreth 8000 qytetarë. Shefi i urbanistikes në komunën e Golemit Astrit Berati shprehet se ndërtimi i mbikalimit tek mali i Robit është i gabuar, sepse është mjaft larg zonës së banuar.
"Ne kemi rënë dakord që nyja e Golemit të zgjidhet duke bërë një nënkalim dhe fakti që para dy ditësh na është bërë një propozim për të ndryshuar këtë sistem na ka habitur dhe na ka shqetësuar sepse ndryshimi i këtij sistemi bie ndesh me gjithë infrastrukturën e ndërtuar deri tani, dhe do të thotë që ta transfomrosh këtë zonë me një nyje të padobishme", tha Astrit Berati, shef i urbanistikes, komuna Golem.
Aktualisht rruga nacionale Plepa-Rrogozhinë është duke u zgjeruar në të gjithë gjatësinë saj. Punimet për këtë aks që shkon në rreth 2 km do të nisin së shpejti,ndërsa për momentin është duke punuar për spostimin e linjës elektrike në mënyrë që edhe punimet në këtë aks të fillojë për të qenë gati në verë.
Aleks Kalemasi