Elbasan, ndërhyrja në bulevardin”Qemal Stafa”, punimet zgjasin 3 muaj

Ka nisur puna për rikonstruksionin e segmentit të fundit të bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Ky segment nis nga shatërvani deri në sheshin përpara stadiumit të këtij qyteti. Ndërhyrjet në të do të plotësojnë bulevardin kryesor, punime këto që kanë nisur vite më parë.
Inxhinerët që janë duke ndjekur këto nderhyrje thanë se investimi në fjalë kap vlerën e 240 milion lekëve, duke përfshirë jo vetëm asfaltimin por edhe bërjen e kanalizimeve për ujërat e shiut dhe ujërat e zeza. Gjithashtu ky segment do të ketë ndricimin e nevojshëm dhe do të shtrohet me pllaka për të ruajtur identititetin e këtij qyteti. Inxhinieri Andi Lala, tha se për këtë riskonstruksion nuk do të duhen më shumë se 3 muaj kohë.
Rikonstruksioni i kesaj pjese te fundit te ketij bulevardi do te plotesoje edhe imazhin uniforme te qendres se qytetit. Ndertimi i ketij bulevardi ka ndryshuar pamjen e qendres se Elbasanit, duke i dhene nje imazh te ri dhe duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme të një qyteti ku popullësia është në rritje, po ashtu edhe nevojat e banorëve.