Sëmundjet nën kontroll, fluksi përballohet nga spitali
Sëmundshmëria, sidomos virozat e stinës dhe infeksionet e lëkurës, janë në kontroll të plotë dhe po përballohen nga spitali rajonal i Fierit, pa qenë nevoja për transportimet në masë drejt QSUT në Tiranë.
Drejtoria e Shëndetit Parësor dhe Higjenës në qytetin e Fierit, në regjistrin e saj ka të shënuar për një javë 200 raste, kryesisht fëmijë të cilët janë paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të komplikacioneve nga virozat dhe infeksionet gastrointestinale.
Per mjeken epidemiologe, Anila Moci, infkeksionet prekin më tepër fëmijët, sidomos të vegjlit që kanë zgjedhur të pushojnë në pishina, shpesh herë dhe larg syrit të prindërve.
Mjekja i rekomandon prindërit të kënë kujdes dhe t`i ushqejnë të vegjlit me lëngje për të shmangur dehidratimin e trupit. Në anën tjetër, sipas mjekes, emigantët e kthyer duhet të jenë më vigjilentë ndaj të vegjëlve, sepse kanë ndyshuar regjimin e ushqimit dhe jetojnë në një ambjent tjetër, ndyshe nga ai i mësuar më parë.
Mjekja thotë se rastet e paraqitura i referohen vetëm sëmundjeve që prekin të vegjëlit në verë dhe jo për komplikacione të rënda shëndetësore.