E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari vret bashkëkombësin për një rumune

Dy shqiptarë janë përleshur midis tyre duke shkaktuar një të vdekur. Viktima është Alket Saliasi, 27-vjeç, i cili është vrarë nga shqiptari Flamur Rexhepi, 30-vjeç.

Sipas policisë italiane, dy shqiptarët janë grindur për një rumune dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta. Fillimisht, Saliasi qëlloi me thikë shtetasin Rexhepi, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me një pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar, Flamur Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-04 10:20
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›