Debat per kombesine ne Studio e hapur

Debat në “Studio e hapur” këtë të premte mes përfaqësuesve të minoritetit grek, Orfea Beci e Ligoraq Karamelo dhe akademikut Apollon Bace e opinionstit Andrea Stefani teksa u fol për regjistrimin e popullsisë në bazë të etnisë dhe fesë që pritet te filloj së shpejti.
Orfea Beci: Kush kërkoi të ndryshohet kombësia?
Andrea Stefani: Ju kërkoni duke shfrytëzuar varfërinë e disa shqiptarëve këtu me ato pagesa që bëni dhe ky është asimilim i shumicës së një vendi për interesa ekspansion dhe mua më vjen keq që shteti grek që është një shtet europian manifeston një politikë kaq ekspansioniste.
Orfea Beci: Çfarë ke me shtetin grek?
Andrea Stefani: Ky është kali i Trojës mor zotëri, klasik.
Apollon Bace: Në ka shtet shovinist në botë për minoritetet është Greqia.
Ligoraq Karamelo: Dakort, ky është mendimi tënd!
Kanë nxitur më tej debatin në studio edhe mesazhe e mbërritura nga qytetarët.
Eni Vasili: Një teleshikues nga Greqia më tregon një pjesë të historisë së familjes së tij ku thotë se kur ka jetuar në Shqipëri ka fituar kommbësinë greke në bazë të disa dokumentave që unë i falsifikova, thotë ai, dhe këtë e kam bërë për 400 eurot e pensionit.
Ligoraq Karamelo: Shumë mirë ka bërë. Ky është niveli.
Apollon Bace: Atëherë këtu i japim fund. Kaq ishte biseda.
Orfea Beci e Ligoraq Karamelo mbrojnë regjistrimin e popullsisë përmes deklarimit të etnisë dhe fesë, duke argumentuar se kjo do të përcaktoj qartë sa janë minoritarët grekë në Shqipëri dhe shtrirjen e tyre gjeografike. Ndërsa Apollon Bace dhe Andrea Stefani, thanë se ky lloj regjistrimi është i parakohshëm.
Ligoraq Karamelo: Në qoftë se duam të bëhemi pjesë e familjes europiane ne do të bëjmë rregjistrimin dhe duhet ta bëjmë rregjistrimin.
Andrea Stefani: Pse kërkon Europën? Është spekulim ai!
Orfea Beci: Çfarë do na sillte si rezultat konstatimi real i madhësisë numerike dhe i gjeografisë së komunitetit etnik grek? Do kemi kapërcyer shumë gjëra. Do kemi arritur të rishikojmë kufizimet gjeografike në zbatimin e konventës kuadër për minoritetin etnik grek.
Apollon Bace: Është statistikë ajo që kërkoni ju që të thoni që në Shqipëri ka 400 mijë dhe 40 mijë janë nisur në ato shoqatat apo ato të tjerat. Atëherë hajde kalojmë linjën në Vjosë, ëë!
Andrea Stefani: Edhe ai vetëdeklarimi po të bëhet, serioziteti i çështjes do të kërkonte që ai të verifikohej në gjykatë.
Fenomeni i ndryshimit të kombësisë nga shqiptare në greke, dhe regjistrimi që do të vijë më pas, janë kthyer në temat më të nxehta të aktualitetit në vend.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 shkurt 2011 )