Nisin punimet ne aksin Korce- Kapshtice
Pas një ndërprerjeje gati dy vjeçare rifilloi ndërtimi i rrugës që lidh qytetin e Korçës në veri të saj me autostradën Korrçë Kapshticë. Shkak i ndërprerjes së punimeve mësohet se ishte zvarritja për të shlyerjen e detyrimeve ndaj pronarëve të tokës që zgjeron rrugën gjatë rikonstruksionit të saj të plotë.
Investimi i këtij aksi rrugor prej 3 kilometra i gjatë, po kryhet nga qeveria shqiptare me një fond prej 300 milion lekësh.Firma ndërtuese po shfrytëzon kushtet e mira atmosferike të këtyre ditëve për të avancuar punimet. Ky aks rrugor prej shumë vitesh ka qenë tejet i dëmtuar. Drejtuesit e mjeteve shpesh herë zgjatnin disa herë rrugën,për të mos dëmtuar automjetet.
Objekti më i rëndësishëm i këtij aksi rrugor, sipas teknikut Ilir Islamaj, është ndërtimi i Urës mbi përroin e fshatit Barç 20 metër e gjerë dhe me hapësirë drite 9 metër. Pengesë e vazhdueshme për ecjen e punimeve në këto ditë shkurti janë ujrat e përroit.
Përveç ndërtimit të urës së re ky aks rrugor do të ketë edhe një sistem të mirë kullimi të ujrave, mbasi ka derdhje të shumta të tyre nga mali mbi aksin rrugor. Janë parashikuar përveç ndërtimit të kanaleve anësore e pusetave të mbledhjes së ujrave të shiut edhe vendosja e tombinave me diametër 120 centimetra tek kryqëzimi i këtij aksi rrugor me autostradën Korçë-Kapshticë. Punimet e kësaj rruge pritet të përfundojnë në fillim të verës së këtij viti.
Jorgjeta Gjanci