Kombesia Moisiu Rishikim ligjit per gjendjen civile

Ish- presidenti Alfred Mosiu konsideron jo te mbeshtetur ne ligj debatin per kombesine, pas rasteve te shumta te verifikuara per nderrimin e saj nga shqiptare ne greke vecanerisht ne jug te vendit. Ne nje interviste per ALSAT ish numri nje i shtetit thote se kushtetuta shqiptare nuk e njeh kombesine, por ka te shkruar ne te, vetem shtetesine.
• Debat për kombësinë në “Studio e hapur”
”Vërtet nuk shoh të përmendet fjala ‘kombësi’ në kushtetutën tonë. Atje përmendet vetëm fjala ‘shtetësi’. Nga ka dalë ky formular? Si është hartuar ky formular? Cili e ngriti gjithë këtë zhurmë të drejtë” thotë Mosiu.
Por debati merr shkas sipas Moisiut nga defektet qe ka ligji i gjendjes civile dhe me teper nga formulari i rregjistrimit te popullsise.
”Ligji jonë mbi gjendjen civile, aq më tepër formulari i rregjistrimit të popullatës ka difekte që bien ndesh edhe me kushtetutën, por në mënyrë të veçantë me interesat e popullit shqiptar, me interesat e kombit shqiptar. Unë nuk e di si këto janë bërë, me qëllim apo pa qëllim, me dije dije apo pa dije, por fakti është që këto qëndrojnë dhe këto duhen rregulluar. Ka ardhur koha që shteti jonë, qeveria jonë duhet ta shikojë seriozisht këtë problem. Është një problem që e cënon shqiptarin, e cënon nderin e shqiptarit dhe e vë shqiptarin në kushte të pabarabarta me të tjerët” tha Moisiu.
Referuar pretendimit te subjekteve politike qe mbrojne tezen e rregjistrimit te popullsise duke perfshire etnine dhe fene, ish- presidenti Moisiu thote se per kete eshte konsultuar edhe me praktiken europiane per te dhene kete pergjigje: “Si e sheh këtë legjislacioni i Bashkimit Europian? Si trajtohet ky problem në shtete të tjera të Europës? Nuk ka kërkesa të tilla”.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 shkurt 2011 )