Elbasan, plagosen rëndë dy shtetas nga aksidenti
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur çifti Skënder dhe Sabrije Kullolli përkatësisht 55 dhe 48 vjeç nga fshati Malasenj i Elbasanit ishin duke ecur në këmbë dhe i prenë rrugën autobusit me drejtues shtetasin Ali Haka.
Menjëherë të aksidentuarit u dërguan në spitalin kirurgjik në Elbasan. Sipas mjekëve, në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet 48-vjeçarja Sabrije Kullolli, që do të transportohet për në spitalin Ushtarak të Tiranës për një kurim më të specializuar.