Kontrabandë në Rinas, në pranga 2 doganierë e 3 tregtarë
Kështu në prangat e policisë kanë rënë doganierët, Basri Tocilla dhe Gjin Dedndreaj, të cilët akuzohen për kontrabandë.
Strukturat e policisë kanë prangosur edhe tregtarët, Shkëlzen Hasani , Astrit Sela dhe Renato Sinoimeri. Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu janë shmangur detyrimeve doganore, duke futur mallra në vend pa paguar taksa.
Doganierët e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas policisë, malli kontrabandë vinte nga Turqia. Ndërkohë, në gjendje të lirë po hetohen edhe dy doganierë të tjerë.