E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti ‘Klecka’, shtyhen afatet e paraburgimit për Limajn

PRISHTINË- Ish ministri i Transportit në Kosovë, Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak.

Lajmin për vazhdimin e masës së arrestit e konfirmoi për gazeten Kosovare Express avokati i tij Tahir Rrecaj.

Ai tha se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka dërguar ankesë në Gjykatën e Lartë.

“Tashmë pres vendimin e Gjykatës së Lartë sepse vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore”,-tha avokati i Fatmir Limajt.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave te tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.

Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›