E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grupe të rinjsh sherr me armë, 7 të shoqëruar

TIRANë- Mbrëmjen e sotme një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, pranë pallatit të Kongreseve, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka hasur në rezistencën e të rinjve. Ata kanë shtënë me armë edhe drejt policisë, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Policia e Tiranës bën të ditur se ka mundur të neutralizojë sherrin e nisur mes adoleshentëve, ndërsa shton se 7 prej tyre janë shoqëruar në polici. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›