E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha Mazhoranca e vendosur per zgjedhje konsensuale

Nuk ka një rezultat konkret, por u shprehën qëndrimet pozicionet, u elaburuan modalitetet e përpjekjeve për konsensualitet për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Ky ishte përmbledhtazi rezultati i takimit mes Kryeministrit, Sali Berisha dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, qëndrim ky i bërë publik nga vetë kreu i mazhorancës në përfundim të këtij takimi. Kështu, në përfundim të takimit që zgjati një orë e 30 minuta, dy drejtuesit e partive kryesore në vend kanë deklaruar pozicionet e tyre, rreth bashkëpbisedimit në këtë tryezë.  “Në takim shpreha qëndrim dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje për zgjedhje konsensuale, të këtij problemi ashtu siç e përcakton Kushtetuta, e cila në frymë e gërmë e përcakton këtë zgjidhje kushtetuese të tre raundeve të para. U bë një shkëmbim i hapur i mendimeve dhe qëndrimeve. Mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë paraqitjen e saj të një candidature nga një fushë jashtë politikës, duke i dhënë përparësi përpjekjes serioze me opozitën, në besojmë që dhe opozita do të bëjë hapat e saj. Nuk ka rezultat konkret, por u shprehën qëndrimet pozicionet, u elaburuan modalitetet e përpjekjeve për konsensualitet”, vuri në dukje Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij.   Kërkojmë konsensus të gjerë, jemi për një president të unitetit kombëtar, të gatshëm për të zgjedhur kreun e ri të shtetit që në votimin e ditës së nesërme. Me këto fjalë mund të përmblidhje nga ana tjetër prononcimi për shtyp i kreut të PS-së, Edi Rama. Por nga ana tjetër Rama i ka thënë sërish jo kandidaturës konsensuale të mazhorancës.
“Patëm një shkëmbim të hapur të këndvështrimeve, jemi të vendosur të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për t’i dhënë vendit presidentin që meriton, një portesident me votat e qeverisë dhe opozitës. Shtruam vijën tonë të qasjes, dhe garantuam se qëllimi ynë është që ta zgjidhim këtë çështje me dakortësi. Nuk kemi kushte, por vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuojmë, të jemi bashkëautorë dhe bashkëpërgjegjës në atë që parlamenti që do të bëjë. Për sot nuk ka asnjë zhvillim në drejtim të një rezultati konkret, por besoj se ka një bazë për të vazhduar të bisedojmë me respket riciprok dhe me bindjen që kjo çështje duhet zgjiudhur, dhe se raundet nuk janë për t’u konsumuar njëri pas tjetërit, po që nesër për të bashkuar qeverinë dhe opozitën në një zgjedhje konsensuale. Jemi të gatshëm që të vazhdojmë përpjekjet sepse nuk duam një president të PS-së, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të impnohemi, por duam që të kontribuojmë”, vlerësoi Rama. Njëkohësisht, Rama i mëshoi faktit se nuk do të hyhet në një garë emrash, pa rënë dakort paraprakisht në një detyrim reciprok që t’i japim vendit presidentin e unitetit kombëtar.  Ndërkohë që kreu socialist ka ripërsërisht dhe njëherë qëndrimin e partisë që ai drejton se kandidatura konsensuale e mazhorancës nuk përbën një përpjekje për të gëzuar konsensusin e gjerë të kërkuar nga opozita.   Sipas Ramës, opozita përbën pakicën në Kuvend, e për pasojë nuk mund të zgjedhë, por kërkon që zëri saj të dëgjohet në atë sallë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›