Flakët kërcënojnë Lushnjen, dy vatra të reja zjarri

Dy vatra zjarri janë shenuar sot në Lushnje. Zona pranë varrezave të lagjes Karbunare dhe në fshatin Lekaj në komunën Hysgjonaj në Lushje janë përfshirë nga flakët e zjarrit, që ka rënë diten e sotme. Nga zjarri janë djegur masivi i pishave në fshatin Lekaj dhe masivi i ullishtave te varrezat e lagjes Karbunare.
Ndërkohë që zjarrëfikëset e Lushnjes kanë shkuar drejt vatrës së zjarrit dhe po përpiqen për shuarjen e tij, por temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve në gjithë zonën, sikurse terreni i vështirë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa policia dhe banorët ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, aktualisht zjarrfikësit së bashku me banorët e fshatrave po luftojnë për të normalizuar situatën. Për momentin nuk ka rrezik për banesat në afërsi të këtij vendi, por pavarësisht kësaj do të ndërhyhet me të gjitha mjetet për të dominuar në kohë këtë vatër zjarri.