Tiranë, sekuestrohet 1.2 kg heroinë, arrestohen 2 shtetas

Në sajë të operacionit të koduar "Braka" në Tiranë, është bërë e mundur sekuestrimi i 1 kg e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroine.
Specialistë kundër narkotikëve në policinë e kryeqytetit, arritën në sekuestrimin e lëndës narkotike e dyshuar heroinë si dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve si posedues dhe shpërndarës së saj. Më konkretisht u mor masa e arrestit në flagrancë ndaj shtetasve Besnik Mitrovica, 27 vjeç dhe Lorenc Taranai, 32 vjeç.
Këto shtetas u kapën sot në mesditë në rrugën dytësore të hyrjes së autostradës, me 1 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar e llojit heroinë.
Në sajë të një hetimi intensiv dy mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe trafikimi në Tiranë, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku automjetin tip "Golf ", me targa të huaja si dhe shuma e parave prej 19 mijë euro, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se lënda narkotike vinte në Tiranë me synim shpërndarjen e saj në zona të ndryshme dhe kryesisht në zonën e fushën se Aviacionit, Stacioni i Trenit, Laprakës, Kamzës si dhe zonën e Bllokut në Tiranë.
Ndaj këtyre shtetasve, u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike", ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.