E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, aksidentohet rëndë 12-vjeçarja

Një vajzë 12-vjecare nga Pogradeci është përplasur nga një automjet, ndërsa kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi mesditën e sotme kur një automjet me targa italiane ka devijuar nga rruga dhe ka goditur të miturën në Hidenisht.

Pas goditjes, drejtuesi i mjetit Fatmir Musai është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është ndaluar nga forcat e policisë.

E plagosura, indetiteti i të cilës ende nuk bëhet e ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku edhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›