E Diel, 1 Nëntor 2026

Superaksioni, ministri Basha mbështet strukturat e Policisë



TIRANË - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka vlerësuar rezultatet e operacionit në shkallë të gjerë në të gjithë vendin që po kryen Policia e Shtetit për forcimin e rendit dhe sigurisë. Një vlerësim i veçantë ka qenë edhe për punën e kryer nga Garda e Republikës gjatë situatës për përmbytjet e Shkodrës, si dhe bllokimin trejavor të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Deklarata është dhënë pas analizës njëvjeçare të Gardës.

Plani i masave
“Plani i masave i vënë në veprim nga policia në të gjithë territorin e vendit ka për qëllim forcimin e kontrollit të territorit, identifikimin e personave në kërkim, si dhe mbajtjen nën kontroll të fenomeneve të tilla: si armëmbajtja pa leje apo akte të tjera në kundërshtim me ligjin. Ky plan masash përmbush një nga objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit, të Ministrisë së Brendshme që janë rendi dhe siguria anembanë vendit. Siguria është një e drejtë e patjetërsueshme kushtetuese e çdo qytetari të Republikës dhe unë si ministër i Brendshëm jam i vendosur dhe i jap mbështetjen e plotë Policisë në këtë operacion, i cili vazhdon”, - theksoi dje Basha. Në lidhje me akuzat e ngritura nga opozita për keqtrajtim të qytetarëve gjatë këtyre operacioneve, Basha është shprehur se nuk ka asnjë ankesë të depozituar gjatë ditëve që plani special i masave ka nisur. Sipas tij, në çdo rast, nëse ka ankesa të tilla, do të trajtohen sipas ligjit. “Ju garantoj se Policia e Shtetit po kryen detyrat e saj me profesionalitet dhe përkushtim të lartë”. Gjatë analizës së djeshme, ministri Basha përgëzoi Gardën e Republikës për përmbushjen me sukses të plotë të objektivit kryesor të saj, garantimin e sigurisë së institucioneve kryesore të vendit dhe e personaliteteve shtetërore dhe politike të vendit dhe të huaja.

Rezultatet
Basha vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e dhënë nga Garda e Republikës gjatë situatës së përmbytjeve në Shkodër, e po kështu përballimin gjatë vitit të kaluar të një situate anormale sa i përket sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë për shkak të bllokimit trejavor të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Greva e urisë, si dhe masat e marra nga ana e gardistëve është përmendur dje edhe nga komandanti, gjeneral Ndrea Prendi. Në fjalën e tij Prendi theksoi se gjatë periudhës 30 prill deri më 21 maj të vitit të kaluar, efektivat e Gardës u përballën me planifikim dhe kryerje detyrash shërbimi të përforcuar, për përkushtim e gatishmëri të lartë në realizimin me nivel të lartë të detyrave të shërbimit për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, në përmbushje të misionit të përcaktuar me ligj, edhe në kushtet e situatës jo normale për shërbimet e strukturave të Gardës.

Media amerikane
Mjekët grekë u heqin apendicitin e shëndetshëm pacientëve shqiptarëve

JANINË - Një studim i Universitetit të Janinës zbulon abuzimet e mjekëve grekë me emigrantët shqiptarë në 6 spitale të Greqisë. Skandali i publikuar nga revista prestigjioze amerikane “The Atlantik”, tregon për operacionet e jashtëligjshme të heqjes së apendicitit te pacientët shqiptarë. Sipas revistës, në vitin 2001, në spitalet greke qarkullonin fjalë se kirurgët, për të rritur numrin e operacioneve, u diagnostikuan apendicite të paqena emigrantëve shqiptarë. Atëherë, një mjeke e sapodiplomuar, Athina Tatsioni, vendosi të verifikonte akuzat dhe me ndihmën e disa profesorëve e kolegëve mjekë, realizoi një studim zyrtar për të vërtetuar se apendicitet e hequra te pacientët me emra dhe identitet shqiptar, në 6 spitale të ndryshme greke, ishin 3 herë më të shëndetshëm se ato të pacientëve grekë.
Mjekja Tatsioni bën pjesë në grupin e kërkuesve shkencorë të profesorit të njohur Xhon Joanidis, i cili e nxiti të verifikonte overdozën e operacioneve për heqjen e apendicitit ndaj pacientëve shqiptarëve duke vërtetuar se ndërhyrjet nuk janë bërë konform rregullave. Studimi tregoi se kirurgët grekë rrisnin numrin e operacioneve duke abuzuar me pacientët shqiptarë dhe profesionin, për të marrë rroga dhe përqindje me të majme.

Box 1
Puthja pa dëshirë, gjobë dhe burg për shqiptarin

KREMONA - Një shtetas shqiptar u dënua me 1 vit e tetë muaj burg në Kremona të Italisë, me akuzën e dhunës seksuale pasi kishte puthur një bariste në këtë qytet. Sipas medias italiane, shtetasi shqiptar 34 vjeç, Angjelin M., duhet që veç dënimit me burg të paguajë edhe një dëmshpërblim prej 2500 eurosh për shtetasen që ka puthur në bar.
Ngjarja për të cilën u akuzua shqiptari ka ndodhur më 3 gusht 2007. Atë ditë, sipas akuzës, shqiptari ka hyrë në një bar në gjendje të dehur dhe pasi kishe porositur një pije, ka puthur kamerieren që i shërbeu. Pretendohet se puthja është kryer pa dëshirën e kamerieres, e cila sipas avokatit në dhjetor të vitit 2007 dha dorëheqjen nga puna si pasojë e incidentit.

Gjendet kufoma në autostradë, mister autori i aksidentit

TIRANË – Kufoma e një personi të paidentifikuar është gjetur sot në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njoftoi se bëhet fjalë për një të vdekur që i përket seksit mashkull dhe që dyshohet se ka mbetur viktimë e një aksidenti, autori apo autorët e të cilit janë larguar. I vdekuri është gjetur në rrugën mes Xhafzotajt dhe Sallmones. Në vendngjarje mbërritën efektiva të policisë së Tiranës dhe Durrësit, të cilët bllokuan njërin sens të rrugës për kryerjen e veprimeve hetimore.

12 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›