E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-përgjimi, Prifti dëshmon në prokurori: Dorëzova kasetën origjinale

TIRANË- Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës, për rë dëshmuar në lidhje me video-përgjimin e publikuar ditët e fundt në emsionin Fiks-Fare.

Pasi ka dalë nga Prokuroria, ku u mor në pyetje për rreth 4 orë Prifti ka deklaruar se dorëzoi përpara drejtësisë, “kasetën origjinale të bisedës së regjistruar mes tij dhe Metës”. Ndër të tjera, ish-ministri i Ekonomisë, u shpreh se do të jetë në dispozicion të drejtësisë.

Dje, teksa ka hedhur poshtë zërat se ky video-përgjim ishte një montazh, Prifti deklaroi se një kopje origjinale e saj do t’i shkonte edhe ambasadave të huaja.

Videoja, që përgjonte zv.kryeministrin Ilir Meta, dhe ish-ministrin e Ekonomisë të asaj kohe flet për afera në lidhje me një tender, nga i cili Meta e Prifti do të përfitonin 700 mijë euro, si dhe për vende pune, që Prifti duhet të gjente për militantët e LSI-së.

Pas publikimit të saj, vetë zv.kryeministri Ilir Meta, një ditë më vonë tha se ajo ishte një montazh i shëmtuar, ndërsa Prifti në cilësinë e dëshmitarit, u shpreh se videoja ishte origjinale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›