E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja, Topi: Inkurajoj prokurorinë për transparencë

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka reaguar për herë të parë rreth videos Meta-Prifti duke vlerësuar se kjo cështje duhet që i përket prokurorisë. Kreu i shtetit gjatë një vizite sot në qytetin e Pogradecit deklaroi se Videoja duhet të hetohet nga Prokuroria ndërsa inkurajoi prokurorinë për transparencë.
“Kjo është një cështje që i takon prokurorisë, dhe patjetër inkurajoj prokurorinë jo vetëm për të bërë detyrën e saj, pasi prokuroria është një institucion që varet në ligj, por e them se për këtë cështje, prokuroria duhet të bëjë transparence. Ta bëjë transparencën hap pas hapi pasi ka një sërë ngjarjesh që kanë sensibilitet dhe kanë nëvojë për transparence”.
Sipas Presidentit vetëm duke u bërë transparenca, vetëm atëherë Shqipëria do të shkojë në parametrat e shtetit të së drejtës.
Ndërsa lidhur për një koment të tijin, politik, Topi tha:
“Unë jam Presidenti i Republikës dhe i trajtoj cështjet me shumë rigorozitet, fakti që kjo është në dorë të prokurorisë, inkurajoj dhe për transparence”.

Kreu i shtetit përmendi dhe cështjen “Gërdeci”, duke cilësuar se me këtë cështje drejtësia është vonuar së tepërmi. Topi theksoi se se shpejti KLD do thote fjalen e fundit per seancat e deshtuara te kesaj ceshtje ne vend.
“‘Gërdeci’ ka një kontroll të fundit nga përfaqësues nga KLD dhe besoj se pas 2-3 ditësh do kemi një sqarim nga përfaqësuesi i KLD. Do kemi informacion të drejtë mbi kontrollin dhe situatën dhe sigurisht që cështjet si “Gërdeci’ kanë ndjeshmëri. Janë bërë disa seanca, shumë jo se munguan avokatët, por le ta lemë përfaqësuesin e KLD të flasë, i cili garantoj se do të jetë i hapur për mediat”.

Më tej, Topi u ndal dhe në zgjedhjet e pritshme lokale të 8 Majit, duke i vlerësuar ato si shumë të rëndësishme.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Videoja, Topi: Inkurajoj prokurorinë për transparencë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›