E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-përgjimi, Rama: Nuk ka bashkëpunim me këtë qeveri hajdutësh

TIRANE-Menjëherë pas akuzave që Berisha i adresoi pak minuta më parë duke e cilësuar montues videos, ka reaguar Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se pas situates me te fundit, qeveria nuk e meriton bashkepunimin me opoziten.
“Berisha dhe Meta duhet të largohen pasi me qeveri të inkriminuar dhe që mohon sy më sy një shfaqje tronditëse dhe të sulmojë opozitën si të lidhur me krimin nuk ka bashkëpunim” theksoi Rama.
Rama mohoi që video të jetë prodhim i opozitës, por dhe theksoi se qeveria hedh baltë mbi median e lirë.
“Cifti i llumit, Saliu dhe Meta jo thjesht e mohuan njëzëri videon, por sot te shfaqur mes llumit me zë e fytyrë, duke u përpjekur me brockulla e shëmtime që sipas tyre i ka bërë opozita, por që në fakt i ka bërë një emision investigativ, që kanë marrë dhenë nëpër televizione e media të botës” .

Rama akuzoi Berishën dhe Metën si përsona të rrezikshëm për popullin shqiptar.
“Sot doli në pah sa e kërcënuar është shoqeria nga ky cift pasi nesër do jetë tepër vonë se ky bashkim i llumit ps vjedhjes së zgjedhjeve vazhdon të mendojë se dhe pas asaj shfaqjeje të neveritshme, mendon se ky popull i meriton këta kusarë”. 

Kreu i PS tha se Berisha dhe Meta se jo vetëm po tallen me popullin, sic ndodhi me zgjedhjet, por kulmi arrin kur, sipas Ramës ata tani gënjejnë sy për sy.
“Sot doli shumë qartë se cfarë respekti që kanë për popullin këta kusarë e matrapazë që duan jo vetëm të plackitin gjithcka si c ndodhi me votat, por të tallen me popullin e tyre, për ta zhytyr në llumin e pushtetit të votave të vjedhura dhe të dy bashkë kanë marrë përsipër të vjedhin këtë popull sy më sy”.

“Si është e mundur që kaq katërpërcipërisht në vend që të largohen nga ajo që ndodh për muajsh e vitesh, këta thonë se populli e meriton atë që pa dhe u pa dhe atë që dëgjoi e u dëgjua”.

Rama dhe njëherë apeloi se qeveria meriton largimin, pasi skandali i fundit, tha ai, me videon eshte bere turp i botës.
“Ata nuk duan t'ja dinë për popullin që nuk e ka votën në dorë, katandisen në këtë derexhe, janë turp i botës. Saliu e Meta do të largohen një orë e më parë, me këtë qeveri që mohon sy më sy e jo përpara faktit, por përpara tërë botës në një shfaqje tronditëse e madje të sulmojnë e të skërmiten që media e pavarur është e lidhur me krimin. Ky vend s’mund të lejojë që të zhytet në llumin e Saliut e Metës”.

Vetëm pak më shumë se një orë më parë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se videopërgjimi Meta- Prifti është “i trukuar dhe akuzoi kreun e PS-së se “ka falsifikuar dhe montuar videon”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Video-përgjimi, Rama: Nuk ka bashkëpunim me këtë qeveri hajdutësh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›