Monovrimi i gabuar bie makina ne Lane

Një automjet tip “Benz” ka rënë në lumin e Lanës në krah të bulevardit “Zhan d’Ark”, pranë Katedrales Katolike në Tiranë. Fatmirësisht asnjë prej 4 personave që ndodheshin në automjet në momentin e daljes nga rruga, nuk pësoi dëmtime si pasojë e aksidentit. Automjeti vinte nga drejtimi i Urës së Lanës në rrugën e Elbasanit për në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë ndonjë manovrim i gabuar nga ana e drejtuesit të mjetit, ndërsa është vlerësuar edhe lagështira e rrugës si faktor ndikues. Automjeti ka dëmtuar disa pemë dekorative përgjatë Lanës. Mjeti tip “Benz” është larguar nga vendi i aksidentit i rimorkiuar nga një karroatrec, ndërsa ekspertë të policisë kryen veprimet hetimore në vendngjarje.