Elbasan, rrestohet ish-drejtori i Elektrikut
Arrestohet në Pogradec një nga tre ish-drejtorët e Ndërmarrjes Elektrike të Elbasanit që janë shpallur në kërkim nga policia 10 ditë më parë. Nikolla Tupe, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë është arrestuar dje në Pogradec, në banesën e disa të afërmve të tij. Tupe ishte shpallur në kërkim me një vendim të Gjykatës së Elbasanit, të datës 15 dhjetor 2008. Këtë ditë u shpallën në kërkim edhe dy ish-drejtorë të tjerë të Ndërmarrjes Elektrike të Elbasanit, ndërsa u arrestua një inxhinier dhe u shoqëruan në komisariat katër persona të tjerë, të cilët po hetohen në arrest shtëpie dhe në gjendje të lirë. Akuza për të gjithë ka qenë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë dhe periudha gjatë së cilës dyshohet se janë kryer këto vepra penale fillon që nga viti 2001.