Xhevahir Rexhepi, "Qytetar Nderi" i Vlorës
Bashkia e Vlorës ka nderuar pas vdekjes me titullin "Qytetar Nderi, Xhevahir Rexhepin, ish-prefektin, i cili gjeti vdekjen në një aksident automobilistik këtë vit. Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me televizionin lokal "Amantia" ka organizuar dje në sallën e kinoteatrit "Petro Marko" edhe ceremoninë e dhënies së çmimeve "Protagonisti 2008". Këto çmime u janë dhënë 16 personave të cilët punojnë në profesione dhe fusha të ndryshme. Në këtë ceremoni, përveç të ndjerit Xhevahir Rexhepi, është nderuar me medaljen e Mirënjohjes Qytetare, tenori Josif Gjipali.