Elbasan, seks në lokalin e sulmuesit Gentian Stojku
• Futbollisti i Shkumbinit, Gentian Stojku, ka kaluar disa orë në komisariatin e policisë së Elbasanit para pak ditëve, për shkak të një skenari të denjë për filmat me drita të kuqe, zhvilluar në lokalin e tij.Aldo KozarjaIsh-lojtari i Elbasanit ka qenë së bashku me një shokun e tij në lokal, kur i ka shkuar në mend për t’u argëtuar me një skenë pornografike, aktorë të së cilës kanë qenë një vajzë e pranishme në lokal dhe një mashkull me aftësi të kufizuara mendore. Këtë të fundit, Stojku dhe miku i tij e kanë qerasur me një Red Bull dhe më pas e kanë pyetur nëse i pëlqente vajza, e ulur në një nga tavolinat e pastiçerisë. Përgjigjja ka qenë pozitive dhe në moment skenari është vënë në jetë. Fillimisht, futbollisti ka larguar nga lokali kamarierin dhe i ka vënë kyçin derës, duke qëndruar vetëm ai dhe shoku i tij, si dhe dy personazhet e historisë, personi me aftësi të kufizuara mendore dhe vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga ana e policisë. Dyshja “regjisoriale” ka qëndruar në një tavolinë, ndërsa dy të tjerët kanë kryer marrëdhënie seksuale në një tavolinë tjetër, përballë tyre. Pasi kanë përfunduar, dy protagonistët janë përqafuar miqësisht e më pas janë ulur për të pirë edhe nga një teke uiski, të qerasur gjithmonë nga i zoti i lokalit. Më tej, pas gati tre çerek ore, dera e lokalit është hapur përsëri për klientët dhe historia ka marrë dhenë, teksa Stojku ua ka treguar atë miqve të tij, si një ngjarje gazmore për të shtyrë orët. Por, historia nuk ka marrë fund aty dhe vazhdimi nuk ka qenë aq gazmor për futbollistin e Shkumbinit. Pasi ka mësuar ngjarjen, dy ditë më pas ka marrë Stojkun në ambientet e saj, ku Stojku ka qëndruar gjashtë orë. Pas marrjes në pyetje, lojtari ia ka hedhur vetëm me një gjobë simbolike, e cila nuk i kalonte dhjetë mijë lekë të vjetra, ndërkohë që historia vazhdon të ketë ende sukses, duke kaluar gojë më gojë si një ngjarje gazmore, e këndshme për t’u treguar në pragun e Vitit të Ri.