E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumiu jo vetëm në Ballkan

• Rumiu mbledh akademikët në Tiranë. Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Rumiut (2007-a), shpallur kështu nga “UNESCO”, edhe në Tiranë zhvillohet konferencë shkencore ndërkombëtare me temën “Rumiu në Ballkan”.Akademikë dhe studiues nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Irani, Rumania, Bosnja, i janë bashkuar apelit të fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” për të ndriçuar veprën e këtij personaliteti të madh të kulturës perse e botërore. Sot në konferencën që do të zhvillohet në hotel “Tirana” do të marrin pjesë dhe personalitete të njohur shqiptarë si Dritëro Agolli, Jorgo Bulo, Alfred Uçi, Ali Aliu, Xhevahir Spahiu, Dhori Qiriazi, Ndoc Papleka, Feti Mediu, Shaban Sinani, Reza Karami (drejtor i fondacionit “Saadi Shirazi”) etj. Me kumtesat e tyre ndriçojnë aspekte të ndryshme të veprës së Rumiut dhe reflekset e saj në kulturën ballkanike dhe botërore. Gjithashtu do të çelet ekspozita bukinistike me të gjitha veprat e Rumiut, i cili është përkthyer në mbi 25 gjuhë të botës, përfshi edhe dy botime të reja në shqip: një vëllim me poezi të zgjedhura nga Rumiu, përkthyer me mjeshtëri nga poeti Dhori Qiriazi, si edhe një vëllim tjetër përkthyer nga kleriku i Kosovës Qazim Bakalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›