E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishet sistemi kompjuterik, në radhë emigrantët shqiptarë

15/07/2009  Kakavijë, përreth 4 orë

Kakavije- Qindra emigrantë shqiptarë që vijnë në atdhe për pushimeve verore janë bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të ditës së martë në pikën doganore greke, për shkak të një defekti të rëndë në sistemin kompjuterik.

Zëdhënësi i Drejtorisë rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, Gentian Mullai, pohoi se, 30 autobusë dhe 150 automjete të vogla kanë qëndruar në doganën greke prej orës 23.00 deri në orën 03.00 të mëngjesit të ditës së djeshme.

“Kjo anomali u shkaktua për shkak të një defekti të rëndë në sistemin kompjuterik në doganën greke”, tha zoti Mullai, duke nënvizuar se, radha e pritjes ishte mbi 300 metra.

Sipas tij, gjithçka është normalizuar pas orës 06.00, kjo fal ndërhyrjes së specialistëve të ardhur nga qyteti i Janinës, të cilët bënë të mundur normalizimin e sistemit kompjuterik.

Aktualisht, situata në të dyja anët e kufirit është normalizuar plotësisht dhe deri në orën 09.30 kanë hyrë në territorin shqiptarë 1500 emigrantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›