Ushtarët djegin ferrat, shkrumbohen 2500 rrënjë ullinj në Berat
24/08/2011 Fermerët kërkojnë dëmshpërblim, flakët ngjitur me tunelin me municione
BERAT- Rreth 2500 rrënjë ullinj u shkrumbuan nga zjarri i rënë ditën e djeshme në fshatin Lapardha të rrethit të Beratit, ndërkohë që flakët mbërritën në ullishte nga territoret e Repartit të Aviacionit në Kuçovë, ushtarët e të cilit pastronin ferra e barishte me anë të djegies. Të ngelur tashmë të rrënuar ekonomikisht për djegien e plantacioneve me ullinj fermerët e fshatit Lapardha kërkojnë përgjegjësi për këtë ngjarje që u shkatërroi punën dhjetëra vjeçare, por dhe u vuri në rrezik për orë të tëra jetën, pasi zjarri në territorin e repartit ushtarak rrezikoi shpërthimin e tunelit me municione që ndodhet pranë fshatrave Lapardha dhe Otllak. Të irrituar dje banorët kërkojnë që të nisin menjëherë hetimet për rënien e këtij zjarri, i cili sipas tyre u shkaktua nga një pakujdesi e ushtarëve të Repartit të Aviacionit, të cilët për të pastruar mjediset pranë tunelit që ndodhen në afërsi të lagjes Qoshkë në Lapardha u kishin vënë zjarrin ferrave e barishteve.
Sipas banorëve të fshatit Lapardha flakët e zjarrit janë shfaqur fillimisht në territoret pranë tunelit të Repartit Ushtarak, në afërsi të lagjes Qoshkë pranë të cilit ndodhet një prej tuneleve të Repartit Ushtarak me qendër në Kuçovë. Pikërisht në afërsi të territorit të tunelit disa ushtarë mësohet se janë parë mesditën e djeshme duke djegur ferrat me qëllim pastrimin e territorit. Por, ndërsa ushtarët kishin marrë urdhër të pastronin mjedisin nga ferrat për të shmangur rënien e zjarrit, flakët të ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era, kanë marrë përmasa të mëdha duke përfshirë plantacionet me ullinj që ndodhen në lagjen Qoshkë. Faktin që zjarri ka rënë në ambientet pranë tunelit në Repartin Ushtarak e konfirmojnë dhe burime pranë Repartit të Zjarrfikëses në qytetin e Beratit. Fakti që vatra e zjarrit ndodhej pranë tunelit me municione ushtarake ka bërë që gjithë vëmendja e sektorit të zjarrfikëses të përqendrohet për fikjen e zjarrit në këtë zonë. Për orë të tëra mësohet se mjetet dhe punonjësit zjarrfikës kanë mbajtur nën kontroll situatën duke lokalizuar fillimisht flakët e zjarrit në territorin e repartit dhe më pas mundësuan fikjen e tij. Dëmet e këtij zjarri janë të pallogaritshme, ndërkohë që ende nga organet kompetente nuk konfirmohet nëse do të ketë hetime për këtë rast të rënies të zjarrit që vuri në rrezik shpërthimin e tunelit me municione dhe shkatërroi plantacione të tëra me ullinj të dy fshatrave