E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkarkohet kreu i O.S.SH-së

Duke qenë se prej një periudhe të gjatë në qarkun e Elbasanit nuk janë realizuar detyrat dhe objektivat e përcaktuara është shkarkuar nga detyra e drejtorit zonal të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ing Artan Topi. 

ELBASAN- Pas një analize të gjatë dhe të imtësishme të punës së kryer nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për qarkun e Elbasanit në të cilën ka qenë i pranishëm edhe drejtori i tij Sahit Dollapi është arritur në konkluzionin se treguesit e realizimeve gjatë muajve të fundit jo vetëm që nuk janë përmirësuar në këtë sektor por kanë patur një rënie të dukshme. Duke qenë se prej një periudhe të gjatë në qarkun e Elbasanit nuk janë realizuar detyrat e përcaktuara është shkarkuar nga detyra e drejtorit zonal të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ing Artan Topi. Në këtë detyrë është komanduar Artur Voci, i cili deri në momentin e emërimit në detyrën e re ka punuar si kryeinxhinier në këtë zonë elektrike. Njëkohësisht është kërkuar që të gjithë punonjësit të punojnë me përkushtimin maksimal për realizimin e objektivave të përcaktuara nga ana e O.S.SH-së .Dollapi gjatë analizës së bërë me punonjësit e zonës elektrike të Elbasanit ka deklaruar se të gjithë janë në provë deri në 24 dhjetor. Në rast të mos përmirësimit të situatës ai ka paralajmëruar masa të ashpra për drejtuesit dhe punonjësit.

(O.Zh/ balkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›