E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji për Kazinotë, opozita bojkoton seancën

Opozita bojkotoi momentin e votimit për ndryshimet në ligjin për Kazinotë. Sipas Braçes Kazinoja është biznes personal i kryeministrit Berisha, ndaj edhe ky ndryshim synon liberalizimin e licencave. 

TIRANE- Me 72 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim, shumica ka arritur të miratojë ndryshimet në ligjin për Kazinotë, ndërsa opozita ka bojkotuar procesin e mëtejshëm të votimit. Grupi i Partisë Socialiste akuzoi se ky biznes është personal i kryeministrit Berisha. PS-ja kishte sjellë disa amendime për projektin e sjellë nga qeveria një për rrtijen e moshës të shtesave që kanë të drejtë të marrin një licensë kazinoje nga 18 në 21 vjeç dhe tjetra për rritjen e pagesës për marrjen e licensës nga 3 milion euro në 1 miliard lekë, siç është në ligjin aktual.

Në fjalën e tij në kuvend zëvendëskryetari i grupit parlamentarë të PS-së Erjon Braçe, u shpreh se “ne kërkojmë që vlera e pagesës së licencës për kazinotë të jetë 1 miliardë lekë. E quaj të pa pranueshëm argumenti që jep ministri se zonat turistike kazinotë funksionojnë me sezone, unë habitem se si ju jepni garanci që deri në qershor kur do mbahen zgjedhjet nuk do të japësh licencë. Ne po ikim dhe nuk marrim fare pjesë në këtë votim”.

Ndërkohë menjëher ka reaguar ministri i Financave Ridvan Bode i cili u shoreh se “nuk mund të jetë e njëllojtë një kazino që punon në qender të Tiranës ne krahasim me ato që punojnë me sezone në zonat turistike”.
Më tej ai shtoi se ”Licencat për kazino nuk do ti japi më Ministria e Financave, por do të ngrihet një komision të kazinove. Por kjo gjë do të kërkoj kohë dhe të jeni të bindur se deri në zgjedhje nuk do të ketë licenca kazinoje të tjera ”

Gjatë miratimit nen për nen ka qenë ministri i Jashtëm Basha që ka abstenuar, votë e cila është ironizuar nga kryetarja e kuvendit.
Ligji për Kazinotë u miratua nga maxhoranca e asaj kohe, sot në opozitë, në qershor të vitit 2004. Partia Demokratike në atë kohë pakicë në kuvend, e kundërshtoi ligjin pasi ligjërimi i kazinove do të stimulonte aktivitetin e pastrimit të parave.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›