E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shkojnë të dehur në spital, rrahin mjekët

ELBASAN- Një grup prej 4 të rinjsh të moshës 20-24 vjec janë arrestuar në flagracë, pasi kanë ushtruar dhunë firizike ndaj mjekëve të urgjencës të spitalit të Elbasanit.

Sipas burimeve policore, 4 të rinjtë kanë shkuar në gjendje të dehur në qendrën spitalore të Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por më pas situata është rënduar pasi të rinjë kanë humbur kontrollin dhe janë konfliktuar me mjekët, të cilët po përpiqeshin t'i vinin në ndihmë.

Mjekët janë detyruar të lajmërojnë policinë, por pavarësisht përpjekjes së policisë private që ndodhej pranë dhe personelit të urgjencës, vetëm ndërhyrja e tyre ka mundur të qetësojë situatën.

Uniformat blu kanë mundur të arrestojnën në flagracë katër të rinjtë Juljan Sulanjaku 20- vjeç, Klajdi Sulanjaku 23-vjeç, Migen Sulanjaku 24-vjeç dhe Elvis Tola 20- vjeç banor të fshatit Kucan të Elbasanit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›