E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përjashtohen” nga kandidimi gjyqtarët Gjoni e Gaxha

Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e djeshme e Konferencës Gjyqësore, ku gjyqtarët nga i gjithë vendi zgjodhën dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Fillimisht komisioni i verifikimit të kandidaturave ka relatuar para Konferencës se nga 11 gjyqtarët kandidatë, dy prej tyre, Gjin Gjoni - gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Artur Gaxha - gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës, nuk duhet të ishin pjesë e kësaj gare. Sipas komisionit, Rregullorja parashikon qartë se nuk mund të ketë më shumë se një anëtar në KLD nga një gjykatë. Duke qenë se pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës dhe Apelit Tiranë, u vendos që gjyqtarët Gjoni e Gaxha të mos kandidojnë. Ky vendim u kundërshtua nga dy gjyqtarët e përjashtuar. Gjin Gjoni tha para të pranishmëve se anëtari aktual i KLD-së, që është pjesë e Gjykatës së Apelit Tiranë, është zgjedhur në kohën kur ushtronte funksionin e gjyqtarit në Apelin e Durrësit. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, Konferenca vendosi që të dy këta gjyqtarë të mos merrnin pjesë në garë për zgjedhjen e dy anëtarëve të KLD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›