Gutenberg: NATO të shkurtojë trupat në Kosovë
PRISHTINë- Ministri gjerman i Mbrojtjes bëri thirrje për shkurtim të koordinuar të trupave të NATO-s në Kosovë. Karl-Theodor zu Guttenberg, ndër të tjera, tha se misioni i NATO-s në Kosovë është në përfundim e sipër. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Guttenberg, tha se vendimi për reduktimin e trupave të NATO-s nuk duhet të merret brenda natës, por në konsultim me shtetet anëtare dhe duke u bazuar në zhvillimet në terren.
Ai i bëri këto komente gjatë një qëndrimi në Prishtinë, ku takoi liderët kosovarë dhe përfaqësuesit e KFOR-it. “Reduktimi i trupave të KFOR-it duhet të matet në bazë të sukseseve të arritura deri tani dhe mendojmë se një reduktim i trupave të KFOR-it nuk duhet të bëhet në mënyrë veç e veç nga shtetet, që janë të pranishme këtu”, tha Guttenberg.
Guttenberg tha se misioni i NATO-s në Kosovë pothuajse ka përfunduar, duke deklaruar në mënyrë simbolike se kanë mbetur vetëm edhe 100 metra deri në fund.
Presidenti Sejdiu falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e dhënë Kosovës për shumë vite me radhë.
“Gjermania ka dhënë mbështetje të fuqishme dhe të parezervë në procese të gjata, them edhe me dekada, dhe në të njëjtën kohë përkushtimin e saj që ka për ta mbështetur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur në ecjet dhe zhvillimet e saj edhe të demokracisë, edhe të procesit të zhvillimit ekonomik, procesit të ngritjes së mëtejme dhe perfeksionimit të institucioneve të rëndësishme, siç është Forca e Sigurisë së Kosovës”, tha presidenti Sejdiu.
Ministri gjerman i Mbrojtjes takoi edhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa do të vizitojë qendrën e KFOR-it dhe kontingjentin e KFOR-it gjerman në Prizren. Nesër, Guttenberg do të takohet me zyrtarët e lartë të EULEX-it dhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare.
(m.a/rel/BalkanWeb)